Teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u mblodhën më shumë se 140 liderë botërorë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Perëndimin se kanë shkelur ligjet ndërkombëtare në rastin e Kosovës. Ndërsa ka lexuar Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën, Vuçiç është shprehur se sipas saj, rezoluta nuk lejon asnjë forcë të armatosur në Kosovë, përpos KFOR-it.