Albin Kurti dëshiron të fusë në konflikt Serbinë me NATO-n. Kështu deklaroi Aleksander Vucic, i cili komentoi edhe telefonatën e tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Temë e bisedës mes të dyve ishte padyshim shitja e dronëve Bayraktar nag Turqia te Kosova, të cilën Vucic e quan të papranueshme, teksa zbulon se Erdogan do të jetë së shpejti në Serbi.