Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës kanë nënshkruar një memorandum për thellimin e bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë. Firmosja e memorandumit, vjen në kohën kur Beogradi kërkon aderimin në BE, ndërkohë që Perëndimi kërkon forcimin e sanksioneve ndaj Moskës, pothuajse katër vite pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.