Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndaj disa eurodeputetëve kanë ngritur më këmbë Bashkimin Europian. Qëndrimet e mbajtura prej Vuçiç, që po përballe prej muajsh të tëra me protesta masive antiqeveritare, kanë sjellë reagim në radhët e ligjëvënësve të BE duke sfumuar akoma dhe më shumë mbështetjen ndaj tij. Presidenti serb I quajti eurodeputetët “fundrrina më të këqia”, pasi disa prej tyre pjesë Partisë së Gjelbër Evropiane iu bashkuan një tubimi në Novi-Sad. Kjo gjë nuk I pëlqeu Vuçiç q ëi akuzoi për destabilizim dhe se do të ndshkoheshin sipas ligjit sebr për pjesëmarrje në tubime. Protestat, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane.