Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi. Ai nënvizoi se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte “kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë” për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Vuçiçi i quajti joproporcionale paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se se numri i forcave serbe në terren “është duke u zvogëluar.”