Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik njoftuan mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve, atij të Serbisë dhe të parlamentit të Republikës Sërpska. Njoftimi është shpërndarë përmes një postimi në rrjetet sociale nga të dy. Aleksandër Vuçiç zgjodhi faqen zyrtare të Presidencës serbe në Instagram. ‘Përgatitjet për mbledhjen parlamentare të 8 qershorit ishin tema kryesore e diskutimit tonë. Fuqia e unitetit të popullit serb do të konfirmohet fort’, shkruhet në postimin në fjalë.