Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç paralajmëroi përdorimin e forcës ndaj studentëve protestues, të cilët prej të hënës kanë bllokuar godinën e radiotelevizionit shtetëror serb. Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë, duke thënë se policia mund të përdorë forcën ndaj atyre që po bllokojnë punën e institucionit.