Nëse Qeveria e Serbisë nuk shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, vendi do të zhytet në mosbindje civile. Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd për datën 28 qershor, ditën kur festohet Vidovdani, të cilin serbët e lidhin me Betejën e Kosovës. Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe prej 3 muajsh.