Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar në veri të Mitrovicës kundër Serbisë duke akuzuar si rrallëherë presidentin Aleksandër Vucic për tradhti. Serbët e Kosovës i kërkuar Vucic të ndalte kontrollin politik, planet për Asociacionin dhe vendosjen e heqjen e barrikadave, duke thënë se ndërhyrja e Serbisë përmes Partise së Listës Serbe po vështirëson jetën e qytetarëve në Veri.