Mbrëmjen e të shtunës në Beograd u mbajt protesta e shtatë nën moton “Serbia kundër dhunës”. Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen. Pasi organizatorët mbajtën fjalime, protestuesit nisën të marshonin përgjatë një autostrade, në të cilën u mbyll trafiku deri në orën 21:00. Protesta po ashtu janë mbajtur në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc. Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit.