Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Albin Kurti, se Serbia po përgatitej për luftë. Vuçiç nuk e konsideron armatosjen e vendit të tij si përgatitje për luftë, por si një përgatitje për mbrojtje, e për këtë do të vijojë me armatosjen. Vuçiç shkon edhe më tej kur thumbon kryeministrin Kosovar duke I thënë se vuan të bëhet një Zelensky i vogël me uniformë.