Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se vendi i tij synon të sigurohet që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, do të përmbushet. Macron i bëri këto komente në një konferencë shtypi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të hënën në mbrëmje.