Rusia tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka kërkuar zyrtarisht ndjesë, pasi udhëheqësi serb deklaroi se si pasojë e një “gabimi teknik” u dha një “votë e gabuar” pro një rezolute për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Reagimi i shpejtë rreth votimit aksidental të vendit të tij në favor të një rezolute antiruse në OKB e ka gëzuar Moskën”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për shtyp të martën, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Peskov tha se Rusia e kupton se ky ishte “një gabim i vërtetë”. “Gabimet teknike ndodhin”, shtoi ai.