Sanksionet perëndimore ndaj industrisë serbe të naftës kanë goditur sektorin energjitik, ndërsa për momentin, Aleksandër Vuçiç ka gjetur zgjidhje te miku i tij hungarez, Viktor Orban. Aktualisht rafineritë serbe të naftës po vijojnë të furnizohen me naftën ruse përmes Hungarisë, që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës. Furnizimi kryhet përmes kompanisë hungareze MOL, që vetë e merr naftën nga tubacionet e Druzhbas.