Tre grupet më të mëdha të Parlamentit Europian janë duke diskutuar propozimet për marrjen e masave ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Të djathtët e partive popullore, të majtës social-demokratë dhe të gjelbërit kërkojnë ndëshkimin e Beogradit për rolin që ka pasur në sulmin e Banjskës. Por, propozimet kanë disa diferenca thelbësore mes grupeve.