Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përdor të gjitha mjetet që të zhvendosë vëmendjen nga protestat masive kundër tij, që kanë paralizuar këto ditë Beogradin. Në vazhdën e kësaj strategjie, ai ka komentuar pa vonesa vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, që nuk certifikoi Listën Serbe për të marrë pjesë në procesin e 9 shkurtit. Vuçiç gjen edhe fajtorin.