‘Regjimi i Vuçiçit e ka përdorur makinën propagandistike si instrumentin kryesor për dekada’, është shprehur presidentija e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste për transmetuesin polak TVP Ëorld në Alpbach. Teksa e cilësoi presientin serb si mjeshtër të propagandës, Osmani tha se Vuçiç po e përdor propagandën edhe ndaj popullit të tij. ‘Fatkeqësisht, e ka përdorur edhe për të bindur shumë në Perëndim se ai po “rri në dy karrige” mes Rusisë dhe Perëndimit. Por ai nuk është në mes. Është ulur vetëm në një karrige – në karrigen e Rusisë”, u shpreh Osmani.