Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç konfirmoi të premten se është takuar me shefin e CIA-s amerikane, Ëilliam Burns, pak ditë më parë. Ai tha se ishte i habitur me lajmet që takimi u mbajt sekret. “Kemi pasur biseda të dobishme dhe të mira. Unë qesh me ata që thonë se ishte një vizitë sekrete”, u shpreh ai. Presidenti serb shtoi se takimet me shefat e shërbimeve sekrete nuk pasohen asnjëherë me deklarata dhe se për këtë kishte pasur pajtim me amerikanët.