Media italiane, Europa Today thotë se Aleksandër Vuçiç nuk ka hequr dorë nga ëndrra e Sllobodan Millosheviçit dhe po kërkon ringritjen e Jugosllavisë. “Jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë erëra të rrezikshme”. Kështu e nis analizën media, kushtuar mesazheve tepër shqetësuese të presidentit të Serbisë për “kërcënime ekzistenciale” për vendin e tij.