Në Kosovë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh se Serbia po ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandërt Vuçiç, i cili premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë. Kurti tha se këto ndërhyrje në zgjedhje janë forma të cënimit të demokracisë dhe sovranitetit.