Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka njoftuar se ka pritur në një takim në Beograd, të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian, Peter Sorensen, me të cilin shprehet se zhvilluan një bisedë të fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe mbi sfidat që lidhen me pozitën e serbëve në Kosovë.