Top News – Vuçiç, dhunë për të shuar protestat. Rrihen e kërcënohen studentë dhe mbështetësit e tyre
30/03/2025 16:33

Narrativi me të cilin qeveria e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç po përpiqet t'i kundërvihet valës së protestave nga lëvizja studentore, duke e quajtur atë një "revolucion me ngjyrë", po nxit më tej incidentet. Rasti i fundit është sulmi me thikë ndaj dekanes së Fakultetit Filozofik në Nish, Natalija Jovanoviç, nga një grua e panjohur, duke e plagosur në dorë, dhe duke e kërcënuar se do t'i hidhte acid. Bllokadat e më shumë se 60 fakulteteve të të katër universiteteve shtetërore në Serbi janë shndërruar në një lëvizje studentore që ka marrë mbështetje të madhe publike, nga komuniteti akademik, pedagogët, avokatët, sindikatat dhe fermerët e deri te shoqatat, lëvizjet dhe grupet e shumta shoqërore. Mbështetësit e SNS-së më pas sulmuan një grup studentësh të Novi Sadit gjatë natës ndërsa ata po vendosnin postera nëpër qytet dhe thyen nofullën e një studenteje me shkop bejsbolli, dhe këtë javë një student u plagos rëndë në një sulm nga një grup banditësh në Novi Sad. Vuçiç akuzon lëvizjen studentore, se kanë penguar përparimin ekonomik të Serbisë me katër muaj protesta. Ai gjithashtu pohon se protestat dhe bllokadat e studentëve po shkaktojnë "zemërimin e një Serbie të denjë", i cili po rritet dhe nuk është i lehtë për t'u kontrolluar. Protesta e madhe në të cilën ai thirri mbështetësit e tij më 28 mars në Beograd, duke e shpallur si "më masivin në historinë e Serbisë", nuk arriti të realizohej.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02