Data 2 qershor është vendosur për mbajtjen e zgjedheve të reja në Serbi. Ka qenë Presidenti Aleksandër Vuçiç ai që ka dekretuar datën e zgjedhjeve, teksa sipas tij është e rëndësishme që të respektohen rekomandimet e ODIHR-it. Presidenti serb pretendoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në Beograd.