“Serbia duhet të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bien ndesh me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme”, ishte mesazhi I përcjëllë nga Brukseli, pas stërvitjes së përbashkët të paralajmëruar mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze. Një zytar I BE-së, tha se blloku dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme evropiane, për parime dhe vlera të përbashkëta, dhe se ajo duhet të jetë e bindur për drejtimin e saj strategjik.