I dërguari i ri i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka nisur nga Beogradi vizitën e parë zyrtare në rajon. Aleksandër Kasanof u takua në Serbi me Presidentin serb, Aleksandër Vuciç. Ky i fundit tha përmes rrjeteve sociale se ka ndarë me diplomatin amerikan shqetësimin për kushtet, sipas tij, me të cilat po përballen sot serbët e Kosovs.