Top News-Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën e SHBA: Trajnuan protestuesit, nxitën protestat në Serbi
05/02/2026 21:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se protestat e fundit kundër qeverisë së tij kanë përkrahje të jashtme nga shërbimet sekrete rajonale dhe disa organizata ndërkombëtare. Ai fajësoi drejtpërdrejtë USAID-in dhe National Endoëment for Democracy (NED). Në një intervistë për DRM Neës, Vuçiç argumentoi se protestat nuk janë thjesht pakënaqësi e qytetarëve. Sipas tij ato kanë synim për të destabilizuar vendin. Ndërsa deklaroi se aktorë nga vende të rajonit, duke përfshirë Kroacinë, Kosovën e Shqipërinë, si dhe media të kontrolluara nga këto shërbime sekrete, sipas tij, kanë luajtur rol të drejtpërdrejtë në nxitjen e trazirave. “Sigurisht që kishte shumë njerëz që dolën në rrugë dhe ata u mbështetën shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, çka nuk është ndonjë sekret i madh. Po ashtu kishte shumë organizata dhe institucione nga jashtë që i mbështesnin ato,” tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk e mohon ekzistencën e problemeve të brendshme në vend. Vuçiç tha se çdo pakënaqësi është shfrytëzuar nga aktorë të jashtëm për të nxitur protesta të mëdha dhe për të krijuar destabilitet. Deklaratat e presidentit serb shkuan edhe më tej, madje aq sa ai tha se USAID dhe NED kanë ofruar trajnime dhe mbështetje për eksponetë që kanë protestuar me qëllim që të përdornin veprime kundër qeverisë serbe. Por Vuçiç mohoi që të ishte arrestuar ndokush për këtë çështje apo të ishte vendosur nën hetim me argumentin se një gjë e tillë do të tregonte dobësi, dhe jo forcë.

Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
Top Channel/ Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, një nga shoferët përfundon në spital
18/03 14:44
Top News – Aksident në aksin Korçë–Maliq / Dyshohet për disa të lënduar nga përplasja e dy mjeteve
18/03 14:38
Top News – Negociatat ‘ngecin’ te mbyllja. Raporti IBAR, Gjermania me rezerva për antikorrupsionin
18/03 14:37
Top Channel/ Kryemadhi në SPAK: Do kënaqemi me dosjet. Cakrani: Meta mezi pret të paraqitet
18/03 14:35
Top News – TIA nënshkruan marrëveshjen / Zero emetime deri në 2030-ën, fluksi nuk ndalet
18/03 14:01
Top News – Dosja ndaj Metës e Kryemadhit. Kalon për gjykim në themel, Kryemadhi: Proces politik
18/03 13:48
Top News – Keqtrajtuan fëmijën e tyre. Arrest me burg prindërve, i mituri në gjendje të rëndë
18/03 13:24
Top Channel/ Gjyqi për Metën, sot vendoset nëse çështja ndaj ish-presidentit do të kalojë për gjykim
18/03 12:35
Top Channel/ Vendbanim ilir në Lushnje, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i kohës së neolitit
18/03 12:27
Top Channel/ Begaj, iftar për gazetarët: Të thuhet gjithmonë e vërteta
18/03 12:27
DIGITALB DIGITALB