Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për vrasësin Dan Hutra. Prokurori Enklid Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadikes, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit, të trija të ekzekutuara në 1 mars 2023.