Naim Murseli i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj është shtuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës prej një jave dhe do të qëndrojë aty edhe për javë të tjera. drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Haxhi Beqiri tha se Murseli është dërguar në Klinikën e Neurologjisë për kryerjen e ekzaminimeve. Ai ka thënë se Murseli do të qëndrojë në institut deri sa të bëhet ekzaminimi i plotë i tij, dhe deri kur mjekët e vlerësojnë se është i mjaftueshëm qëndrimi i tij aty.