Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, njohur me mbiemrin Brajoviq, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Brajoviq akuzohet se vrau Gjin Ndojin, ngjarje e shënuar ne muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.