Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person, si autor të dyshuar të vrasjes së një shtetasi në fshatin Zhur të Prizrenit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21.00, për shkaqe që nuk bëhen publike nga mediat fqinje. Policia e Kosovës tha në një komunikatë zyrtare se një person u paraqit i lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore në urgjëncën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku u konstua nga mjekët se ai ishte plagosur me thikë.