Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime paraprake për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Gjilan, i cili aktualisht është në arrati. Me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe shmangies së çdo ndikimi të mundshëm ndaj dëshmitarëve apo provave, IPK ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan.