Policia italiane ka gjetur celularin e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare të vrarë në Romë mes datës 25 dhe 26 mars nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Sipas mediave italine, aparati celular u gjet në banesën, në lagjen afrikane ku ndodhi edhe vrasja. Informacioni mësohet se është dhënë nga autori filopinas me ndihmën e avokatëve. Hetuesit bëhet me dije se kanë sekuestruar aparatin celular, I cili do ti nënshtrohet ekspertizës. 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, studionte në Universitetin Sapienza në Romë. Ajo u godit me thikë nga 23 vejçari filipinez në banesën e tij. Në banesë dyshohet se ishin edhe prindërit e Mark Samson në momentin që ndodhi vrasja.