Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Ilir Beqaraj, I akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në fshatin Larushk të Fushë Krujës në vitin 2024. Beqaraj akuzohet për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’.