Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ka kërkur lirinë e tij në Gjykatën e Lartë. Avokati i tij mbrojtës ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon heqjen e masave të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda.