19-vjeçari Ardit Zymeri ka mbetur I vdekur mbrëmjen e të dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri të Kosovës, pasi është qëlluar pesë herë me armë zjarri nga një bashkëmoshatar I tij. Sipas Policisë së Kosovës, autori I krimit është vënë në pranga vetëm pak orë pas vrasjes, dhe ka pranuar fajsinë gjatë deklaratës së dhënë. Sakaq, viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij.