Shuhen dyshimet për një helmim të mundshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani ndërsa është zbuluar dhe shkaku që çoi këtë të fundit me urgjencë në Qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza mbrëmjen e së shtunës. Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.