Një tjetër ngjarje kriminale është shënuar mbrëmjen e së dielës në vend. Gramoz Memaj, rreth 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Viktima ishte pronar i një biznesi të lojërave të fatit në Ksamil. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.