Top News- Vritet gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, plagosen dhe babë e bir
06/10/2025 18:24

Një viktimë dhe dy të plagosur, ky është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaj humbi jetën, ndërsa mbetën të plagosur Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, palë në procesin gjyqësor. Ajo që duhet të ishte një seancë normale gjyqi ku do të zgjidhej një cështje pronash që prej vitesh kishte ndezur debate në Shkodër, përfundoi në një tragjedi. Elvis Shkëmbi, pjesë e palës tjetër, nxori pistoletën dhe hapi zjarr duke qëlluar në drejtim të gjyqtarit të çështjes Astrit Kalaja dhe pjesëtareve të tjerë që ishte në konflikt, duke shënuar kështu dhe një nga krimet më të rënda të ndodhura në dyert e drejtësisë. Elvis Shkëmbi u prangos menjëherë nga policia që shkoi në vendngjarje pas marrjes së njoftimit, ndërsa u sekuestrua dhe arma e krimit. Mësohet nga burime se ai pranoi krimin duke thënë se po I binin në qafë dhe nuk shfaqi asnjë shenjë pendese. Ndërkohë të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore. Në dyert e gjykatës, mbërritën po ashtu prokuror të SPAK si dhe drejtori I përgjithshëm I policisë, Ilir Proda. Po ashtu po hetohet dhe mënyra se si autori mundi të fusë armën në ambientet e brendshme të gjykatës së Apelit. Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaj ka tronditur të gjithë vendin. Kjo është vrasja e dytë e një gjyqtari në vend, pas Skerdilajd Konomit në Vlorë.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30