Një shtetas shqiptar u gjet i pajetë natën e ndërrimit të viteve, në një stacion hekurudhor në Gjermani. Lajmi i trishtë u publikua këtë të mërkurë nga mediat gjermane, të cilët raportojnë se, viktima është shqiptar i moshës 23 vjec dhe me profesion boksier. 23 vjecari është identifikuar me emrin Liridon, ndërsa sipas informacioneve ai ishte konflikuiar me një mikun e tij Andreas, duke e lënë këtë të fundit të plagosur me thikë në trup.