Ardian Nikulaj, 50 vjecc, është qëlluar për vdekje me armë zjarri, mesditën e kësaj të mërkure, në lokalin e tij, në zonën e Pedonales në Shëngjin. Viktima ka qenë I ulur në një nga tavolinat e lokalit i vetëm, në momentin kur atentatori me skafandër dhe jelek fosforeshent, ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar 7 herë me pistoletë, në kokë dhe trup.