Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali. Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Ancona, humbi jetën tragjikisht në orët e para të së shtunës, pasi u godit me thikë në një parking pranë Universitetit të Peruxhias.