Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë mbrëmjen e së dielës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri. Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, duke bërë të ditur se ajo ka ndodhur në fshatin Madanaj. Sipas tij, njëri nga vëllezërit kë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985. Familjarët thonë se motivi i ngjarjes së rëndë ka qënë hakmarja.