Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë. Nga aktet e dhunës të serbëve lokalë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarezë, kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por duket se serbët nuk po mjaftohen me kaq.