Krimi brenda familjes ka tronditur Roskovecin ku një 61-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Xhevair Hoxha ka goditur disa herë me thikë në drejtim të Merushe Hazizit, ndërsa kjo e fundit mbeti viktimë. Pas krimit, Hoxha është vetëvarur. Sipas informacioneve shkak është bërë bashkëjetesa mes 30-vjeçares dhe djalit të autorit të krimit, ku ky i fundit ishte kundër.