Ilir Vrenozi u ngjit i sigurt në podiumin e Partisë Demokratike dhe i palëkundur nga telefonata e kryeministrit Edi Rama, e cila edhe pse e zuri në befasi, mori përgjigje totalisht refuzuese qoftë edhe për të konsumuar një kafe pa praninë e kamerave. “Po ju flas thjesht si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule, u mundua të më blinte i gjati, ku karagjoz, po unë jam i djathtë o çyryk dhe krenar që kokën dot sma ule.”