Pas bashkëpunimit disavjeçar mes Interpol Tiranës dhe Athinës, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 59-vjeçari me tre identitete, Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V.. I lindur në Gramsh. 59-vjeçari I cili iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ishte dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”.