Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 18 vite burg Endrit Nikën, autorin e vrasjes së shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë, ngjarje e ndodhur në vitin 2023. Aktakuza ndaj tij u ngrit në shkurt të vitit 2025. Sipas Prokurorisë, më 1 gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të ndjerën, Endrit Nika e kishte goditur viktmën dhe kishte tentuar ta përplaste me automjet në parkingun e hotelit. Sipas aktakuzës, pasi kanë hyrë në dhomën e hotelit, ai ka vijuar dhunën ndaj të dashurës së tij argjentinase. Nika më pas e ka shtyrë viktimën drejt dritares së dhomës së hotelit që gjendej në katin e gjashtë, duke e hedhur jashtë. Për shkak të rrëzimit nga lartësia, viktima nuk iu mbijetoi plagëve. Prindërit e viktimës, shtetases kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin e gjykatës dhe do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarin.