Policia gjermane ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Ai është Marlen Tome (Toma), 45 vjeç, I cili është vënë në prangat e policisë gjermane pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka dënuar me 15 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1998 në një lokal nate në qytetin bregdetar.