Dy muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi fshatin Gështenjas të Pogradecit, është arrestuar autori I vrasjes së Safet Hyskollarit. Fatmir Manellari u kap mëngjesin e së shtunës në banesën e tij. Mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga ShBA-ja në fshatin e tij. I gjithë debati kishte të bënte me ish-kovaccanën e fshatit, për të cilën autori pretendonte pronësinë.