Zyra e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për babanë e 13-vjeçarit që vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladisllav Ribnikar” më 3 maj. Zyra e Prokurorisë tha se babai i nxënësit të klasës së shtatë, u mor në pyetje pasi ai, i identifikuar me inicialet V.K, u akuzua për “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.